Ish-drejtuesi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kastriot Çipi ka mbetur i zhgënjyer nga kreu i PD Lulzim Basha. Ndryshe nga Robert Budina që u fut nga Basha në listën e kandidatëve për deputetë pas shërbimit tek teatri, Çipi edhe pse ka qenë më pranë së djathtës nuk përfitoi asgjë. Kaq ka mjaftuar dhe ky i fundit i është hakërryer Bashës duke e cilësua atë një bastard që premton veç për propagandë. Përmes një postimi në Facebook, Kastriot Ccipi shprehet se ai kurrë nuk do ta votojë Bashën.
“Ditën që disa studentë paralajmëruan protestë para Kryeministrisë kundër vendimit për mbylljen e auditoreve, Luli Basha organizoi një takim me studentë, të gjithë me maska dhe u bëri thirrje të respektojnë masat mbrojtëse anti-covid. Morali i fabulës? Mos protestoni për mbylljen e auditorëve, se qeveria ka të drejtë që i mbylli. Si të mos mjaftonte kjo, Luli Basha u dha shembullin e vet personal prej Lej Feni: Unë nuk po takoj prindët e mi. Madje para dy ditësh babai im kishte ditëlindjen dhe nuk i shkova. Si mund të jetë kaq bastard njeriu? Si mund të bësh propagandë kaq të neveritshme, pa t’u skuqur faqja? Si mund të mungojë njeriu i shëndetshëm në ditëlindjen e prindit?
Shtatë jetë e 700 vota të kem, kurrë nuk e votoj këtë bastard! PS: Ju që keni ndërmend ta votoni, jeni të lirë të më bllokoni ose të largoheni nga lista ime e miqve. Vetëm mos u mundoni ta justifikoni, se do të më neveriteni edhe ju! PS 2: Ju qe po komentoni pro Bashes, lamtumire! Do t’ju bllokoj te gjithëve”, shkruan Kastriot Çipi. Kujtojmë që Kastriot Çipi ka mbajtur një sërë detyrash të rëndësishme në kohën e qeverisë së PD.