Një postim që Stresi bëri në Instagram u bë shkak që të përflitej se ka nisur sërish një “lu ftë” mes tij dhe Noizy-t. Reperi ndau në Instagram një video të Big Kik, ku tregonte se Noizy e kishte hequr nga grupi OTR pa asnjë arsye.
“E kom nis me Noizyn, për atë Zot të madh se di pse nga grupi m’hoqi. Jo se kam naj gjo me to se s’du me majt inate po s’di pse jena nda. Pse mu fut blloku pa dy llafe. S’kam kohë me bo debate, nga ty dua një arsye, mendoja se me OTR do kapja yjet”, është shprehur Big Kik. Prej këtyre fjalëve, postimi i Stresit i cili mbështeste Big Kik është parë si një “thumb” ndaj Noizyt. Por reperi ka sqaruar për “Iconstyle” të vërtetën që qëndron pas postimit që bëri lëmsh rrjetin.
“S’kam kunj ndaj asnjërit. I kam publikuar një freestyle djalit dhe po ta shihni nga minutazhi, s’ka të bëjë me diss-in që ka bërë. Unë e kam bërë screenshot kur po bënte free një bit tjetër dhe jo kur po shante të tjerët. Po të kisha kunj, do nxirrja videon si të tjerët. Unë jam spektator, shijoj shfaqjen.” thotë Stresi.