Gruaja e parë e Donald Trump, Ivana thuhet se mori 14 milionë dollarë dhe disa prona të patundshme, pas divorcit nga presidenti ende në detyrë i Amerikës. Ivana, nëna e tre fëmijëve të tij, veç 14 milionë dollarëve, mori edhe një rezidencë në Greenwich, Connecticut, një apartament në Trump Plaza dhe përdorimin e rezidencës Mar-a-Lago në Florida për një muaj, nga viti kur çifti përfundoi divorcin e tyre në 1992.
Mirëpo, ekspertët thonë se Melania Trump mund të marrë shumë e shumë më tepër. Sipas “The Sun”, në rast divorci Melania përfiton plot 50 milionë dollarë. Duke qenë se ajo do të ketë dhe kujdestarinë e djalit të saj 14-vjeçar do të ketë gjithashtu një vendbanim dhe një shtëpi pushimi, përveç ushqimit për Barron. Ish-modelja me origjinë sllovene dhe Trump janë të martuar prej 15 vitesh.