Trajneri i Kazakistanit, Michal Bilek, ka dal në konferencën për shtyp për të folur për përballjen e nesërme kundër Shqipërisë.
Bilek ka treguar planin se si do të përballet kundër kuqezinjve.
“Ndaj Shqipërisë do të luajmë me një mbrojtje të përforcuar që kundërshtari të mos ketë hapësira dhe ne do të shfrytëzojmë kundërsulmin.Kemi shumë mungesa për shkak dëmtimesh, por edhe infektimesh nga Covid-19, por do të japim maksimumin tonë pavarisht mungesave.
E rëndësishme është që të dyja ekipet të zhvillojnë një ndeshje të bukur edhe pse kanë mungesa”, tha Bilek.