Dimri shoqërohet edhe me disa probleme që lidhen me lëkurën. Ajo thahet dhe më pas fillon të plasaritet e shpesh as kremrat mbrojtës nuk bëjnë punë. Por përveç tyre ka disa produkte nga natyra që do ju ndihmojnë shumë me lëkurën tuaj gjatë kësaj periudhe. Ushqimi dhe pijet janë disa nga zgjidhjet e mundshme për lëkurën e thatë në vjeshtë. Duke filluar me çajin jeshil, një ilaç natyral shumë efektiv gjithashtu për të luftuar plakjen dhe për të stimuluar metabolizmin. Ai gjithashtu vepron si një detoksifikues dhe si një ndihmë për të mbajtur nën kontroll nivelet e insulinës.
Speci i kuq siguron vitamina dhe karotenoide të dobishme për riparimin e indeve epiteliale, por është e rëndësishme të konsumohet dhe selino pasi ndihmon për riaktivizimin e mikro-qarkullimit. Dhe konsumimi i disa copave çokollatë, mundësisht të zezë, ndihmon lëkurën të rikthehet në formë. Vaji ekstra i virgjër është i dobishëm gjithashtu si një ilaç natyral për përdorim të jashtëm.
Mund të aplikohet pas dushit, duke e lënë për disa minuta në fytyrë dhe duke e mbuluar me një leckë të lagur me ujë të ngrohtë. Mjalti është gjithashtu shumë i dobishëm. Mund të përdoret i papërpunuar si eksfoliant duke shtuar pak sheqe dhe kripë. Një lugë mjaltë e kombinuar me kos dhe disa pika vaj esencial livando është një recetë e mundshme për të bërë një krem hidratues DIY.