Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar-shtator 2020 u rritën me 30.27% krahasuar me periudhën janar-shtator 2019. Referuar të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit nga zjarri dhe forcat e natyrës me rreth 2,546 milionë lekë, apo 45.70% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Gjatë periudhës janar-gusht 2020 janë paguar gjithsej 5,5 miliardë lekë dëme.Numri i dëmeve të paguara në këtë periudhë arriti shifrën 34 761 nga të cilat 33 480 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe  1281 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.

Në një takim të zhvilluar pak muaj më parë me drejtuesit e shoqërive të sigurimit, kreu i AMF-së, Ervin Mete kërkoi përmbylljen pa vonesa të të gjitha pagesave të dëmshpërblimit për të prekurit nga dy tërmetet që goditën vendin tonë vitin që shkoi.