Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden ka zgjedhur ish-kryetaren e FED, Janet Yellen për të drejtuar Thesarin e Shtetit, raporton gazeta ”Wall Street Journal”.
Yellen do të jetë gruaja e parë në historinë e SHBA-ve që do të mbajë këtë pozicion.
Dje, Joe Biden ka zgjedhur Anthony Blinken si sekretar të Departamentit të Shtetit, i cili, sipas shefit të ardhshëm të Zyrës Ovale, do të jetë përgjegjës për rifillimin e Amerikës në skenën e demokracisë ndërkombëtare.