Kryeministri Edi Rama nga qendra turistike e Vermoshit ku deklaroi se kjo do të jetë dekada e turizmit malor, në fund të takimit ka shkëmbyer batuta me qytetarët. Njëri prej tyre teksa e ka falenderuar Ramën për vëmendjen ndaj turizmit, i ka thënë se është kryeministri më i famshëm në vend.
Mirëpo me batutë, Rama i tha se është kryeministri më i gjatë.
Biseda:
Qytetari: Është një zhvillim i madh që na dhe. Është një gjë që ne e kemi prit dhe më në fund e realizove. Jeni kryeministri më i famshëm mund të them.
Edi Rama: Më i gjati jam po më i famshmi s’them.
Qytetari: Edhe më i besueshmi jeni… (vijon më tej komplimentat)