Bukuroshja e ekranit shqiptar, Jonida Vokshi, u shpreh sot në “Wake Up” se ka marrë një ftesë për të prezantuar këtë vit “Festivalin e Këngës”. Megjithatë Jonida tha se nuk e ka vendosur ende nëse do të pranojë apo jo, duke u shprehur: “Jam duke e menduar”. Mirëpo duket se Jonida e ka pranuar ftesën dhe madje është zbuluar se nuk do të jetë e vetme në skenë. Këtë vit do të ketë 4 prezantues në “Festivalin e Këngës”, që do të ngjiten në skenë përkrah Vokshit.

Revista “Who” ka mësuar se 3 prezantuesit e tjerë përveç Vokshit do të jenë: Klea Huta, Blendi Salaj dhe Gresa Pallaska. Kjo e fundit është aktore dhe është bërë e njohur me rolin e Trëndelinës në serialin shqiptar “Familja Moderne”. Ndërkohë Blendi Salaj ka një eksperiencë të gjatë në prezantim, ndërsa Klea Huta duket se këtë vit ka vendosur t’i rikthehet fuqishëm punës si saj si moderatore.

Ajo u rikthye ditën e martë në ekranin e “Vizion Plus” nën drejtimin e spektaklit “Këngë Moj” pas një mungese shumë të gjatë në televizion. Kujtojmë se vitin e shkuar drejtimi i “Festivalit të Këngës” ju besua Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës.