Në pritje të kthimit të lojtarëve të kombëtareve, Juventus është kthyer të stërvitet të martën në Continassa për të përgatitur ndeshjen e së shtunës në mbrëmje me Cagliari-n. Lajmi i mirë është se Alex Sandro dhe De Ligt e kanë zhvilluar të gjithë seancën me grupin: holandezi, tre muaj larg fushave për një ndërhyrje në shpatull, ka shumë mundësi të jetë në fushë nga minuta e parë, duke parë mungesën e Chiellini-t dhe Bonuçi-t, të dy të dëmtuar.
Përveç dy qendërmbrojtësve, Pirlo do të duhet të bëjë edhe pa Ramsey-n, që të martën ka punuar i veçuar. Mbetet në dyshim Chiesa, që ka munguar në ndeshjen e fundit me Lazio-n për një problem muskulor: italiani po stërvitet i veçuar dhe do të vlerësohet në ditët e ardhshme, sipas Gazzetta dello Sport.