Presidenti i Turkmenistanit i ka dhuruar racës së tij të preferuar të qenve nderin më të lartë, një statujë gjigande të artë. Gurbanguly Berdymukhamedov zbuloi të martën statujën e 19-të të qenit Alabay në kryeqytetin Ashgabat. Alabay është një varietet turkmen i qenit bari të Azisë Qendrore dhe është i shënuar në trashëgiminë kombëtare të vendit. Nuk është hera e parë që raca nderohet nga presidenti, ndërsa vitin e kaluar ai i kushtoi një libër Alabay.
Pavarësisht nga madhështia e statujës, shumica e popullsisë së Turkmenistanit është e varfër. Vendi renditet si një nga më pak të lirët në botë nga organizata e lirisë së shtypit RSF, vetëm një vend mbi Korenë e Veriut. Statuja është e vendosur në një zonë rezidenciale të krijuar për nëpunës civilë, sipas Eurasianet. Ajo përmban një ekran LED me pamje video të racës në situata të ndryshme. Është e paqartë se sa kushtoi ndërtimi i statujës, shkruan BBC. Media shtetërore thotë se statuja pasqyron “krenarinë dhe vetëbesimin” e racës.
Presidenti Berdymukhamedov ka folur për dashurinë e tij për kuajt lokalë Ahal Teke, të njohur për bukurinë dhe qëndrueshmërinë e tyre. Në vitin 2015, u zbulua një statujë e artë e presidentit që kalëronte një kalë.