Luani Luani i xhunglës dhe universi i zodiakut është mbreti i padiskutueshëm kur bëhet fjalë për ndikimin që ka tek moshatarët e tij dhe tek njerëzit në përgjithësi. Edhe pse kjo shenjë e zodiakut mund të duket në fillim si e frikshme dhe arrogante, ekziston një arsye pse askush nuk është në gjendje t’i rezistojë urdhrave të Luanëve. Luani ka një komandë shumë të fortë mbi ta. Pa marrë parasysh se ku shkojnë ose nga kush janë të rrethuar, Luanët tregohen karizmatikë dhe të fuqishëm. Kjo shenjë është e aftë të kthejë gjithë turmën pas vetes.

Akrepi A keni takuar ndonjëherë një Akrep që nuk ka atë vështrim intensiv në sytë e tij dhe një natyrë pohuese? Nuk ka për të ndodhur kurrë! Ka diçka në lidhje me pasionin dhe angazhimin e kësaj shenje që shumica e njerëzve ndihen të frikësuar nga prania e tyre. Ata mund të kryejnë të gjitha detyrat pa kërkuar ndihmën e askujt. Pra, në thelb, ata janë më se të aftë kur punojnë vetëm dhe pa njerëz mbi kokë, kjo i bën ata udhëheqës të fuqishëm. Për më tepër, ata janë jashtëzakonisht të përkushtuar dhe nuk dinë të ndalojnë kur i vënë syrin diçkaje.

Demi Demi është padyshim një nga shenjat më të fuqishme dhe mbizotëruese të zodiakut. Ata e dinë se çfarë duan dhe gjithashtu e dinë se si ta marrin. Ata janë kokëfortë, të vendosur dhe të durueshëm. Me një personalitet intensiv dhe aventuresk, demët nuk kanë fare frikë. Prandaj, ata shkojnë pas dëshirave që kanë në jetë dhe përpiqen që t’i realizojnë. /tvklan.al