Peshorja Nuk është më sekret se ju jeni optimist i përjetshëm dhe jeta shpesh ju shkon ashtu siç ju e doni. Nëse e keni menduar ndonjëherë se pse ju keni tendencën për të lënë pas çdo ditë të keqe, e gjitha kjo ka të bëjë me perceptimin tuaj. Duhet të falenderoni planetin tuaj, Venusin, i cili bën që ju të keni shumë fat në jetë.

Akrepi Edhe pse ju keni tendencën të shikoni gjërat negative në jetë, Akrep e vërteta është që ju jeni me të vërtetë njeri me fat. Edhe në rastet kur ju bëni thjesht një përpjekje të vogël në gjërat që doni, ju i arrini ato. Edhe kur keni nevojë për ndryshim, jeta ua mundëson këtë.

Shigjetari Urime! Ju jeni një nga shenjat më me fat në të gjithë zodiakun. Kjo nuk do të thotë se nuk do të hasni asnjëherë sfida, por nënkupton që gjithmonë do të gjeni një zgjidhje për to.

Bricjapi Edhe pse shenja juaj është përcaktuar si një lider në zodiak, duke ju bërë të parët që përballen me pengesat dhe vështirësitë, të cilat i mbani larg të tjerëve, ju gjithmonë do t’i kaloni me shumë lehtësi ato. Për sa kohë që ju përfshiheni shumë mendërisht dhe emocionalisht në çdo gjë që bëni, atëherë ju do keni mjaftueshëm fat për ta çuar atë në vijën e finishit.

Peshqit Njëherë e një kohë, planeti i fatit, Jupiteri, ishte i pari në shenjën tuaj. Edhe pse Neptuni, planeti i frymëzimit dhe aftësisë psikike është sundimtari aktual i Peshqve, Jupiteri ka ende ndikim mbi ju. Kjo do të thotë se ju nuk jeni vetëm me fat, por keni edhe dy planetë udhëzuese në jetën tuaj.