Barcelona ka regjistruar startin e saj më të ke q sezonal në La Liga që nga 2002-2003, pas barazimit 1-1 me Alaves, të shtunën. Pra, ka prekur fun din, ku nuk e shihte veten prej 18 vitesh. Ronald Koeman e ka parë skuadrën e tij të marrë vetëm 8 pikë nga 6 ndeshje deri më tani. Barça aktualisht renditet e 12-ta në La Liga, me gjysmën e pikëve të liderëve të kampionatit spanjoll, Real Madridi, të cilët kanë luajtur një ndeshje më shumë.

Pavarësisht fitoreve të njëpasnjëshme në Ligën e Kampionëve, skuadra katalanase nuk ka arritur të fitojë në katër ndeshjet e fundit në Spanjë, me fitoren e fundit që daton më 1 tetor kundër Celta Vigo. Që nga ajo kohë, Blaugrana-t kanë barazuar me Sevilla, Getafe dhe Alaves, ndërsa fundjavën e kaluar humbën “El Clasico” 3-1 përballë Real Madridit.

Herën e fundit, që Barcelona e filloi një sezon kaq k eq, e mbylli në vendin e gjashtë. Një precedent, që Koeman duhet ta shmangë dëshpërimisht. Të shtunën, një gafë e portierit Neto i dha avantazhin Alaves në minutën e 31-të, para se Barça të barazonte me Griezmann në minutën e 63-të, vetëm pak çaste pasi Alaves mbeti pa Jota në fushë, i përjashtuar me kartonin e dytë të verdhë.

Të besuarit e Koeman shtynë fort për fitoren kundër 10 kundë rshtarëve, duke god itur 25 herë në portën e Alaves dhe mburrur me 80 për qind të zotërimit, por nuk arritën të gjenin një gol tjetër. Për pasojë, duhej të pranonin një pikë zhgënjyese. Lionel Messi bëri 10 gjuajtje përgjatë 90 minutave, por nuk arriti të shënonte emrin e tij në fletën e golashënuesve. Tani, ai ka shënuar vetëm një herë, me penallti, në 45 goditjet drejt portës për Barcelonën.