John Barnes është një legjendë e Liverpool-it. Ka luajtur në Anfield mes 1987-ës dhe 1997-ës, duke fituar dy kampionate, dy Kupa të Anglisë dhe duke shënuar 106 gola në 403 ndeshje. Ish-fantazisti ka dhënë këndvështrimin e tij të veçantë mbi diskriminimin që ekziston sot në futbollin anglez. “Do të përdor Klopp si shembull. Dy vitet e para nuk kanë qenë një sukses, por Liverpool besonte se ishte njeriu i duhur. Në rrethana të tjera, ai do ta kishte humbur vendin e punës”.

“Po të kishte qenë me ngjyrë, do të ishte shkarkuar në ato dy vite të para. Nuk është një diskutim që vlen vetëm për trajnerët e futbollit me ngjyrë. Është një problem më i gjerë: sa drejtues me ngjyrë janë në vende të larta, në çdo sektor? Pse futbolli duhet të jetë ndryshe? Deri kur nuk do ta trajtojmë problemin dhe nuk do të ndryshojmë perceptimin tonë në shoqëri, kështu do të jetë”.

“Edhe nëse Klopp do të kishte qenë anglez, do ta kishte humbur vendin e punës. Është këtu që ideja e diskriminimit është pak e çuditshme, veçanërisht në nivele të larta: gjashtë skuadrat e para të Premier League nuk kanë një trajner anglez të bardhë, me përjashtim të Frank Lampard, por vetëm sepse ka një lidhje të veçantë me Chelsea-n. Në rrethana të tjera nuk do të ishte aty”.