Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ndihet i lumtur që skuadra e tij e arriti para kohe synimin për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, pas fitores bindëse 4:0 kundër Dynamo Kyiv të martën. Pavarësisht mungesës së njeriut kryesor dhe kapitenit Lionel Messi, Barca triumfoi me shumë lehtësi kundër skuadrës ukrainase, falë golave dy golave nga Martin Braithwaite dhe Sergino Dest dhe Antoine Griezmann që shënuan nga një herë.

Kjo fitore bindëse dhe kualifikimi tutje në Evropë do t’ia lehtësojnë presionin Koemanit, pas disa javëve të vështira për klubin katalonas dhe një serie rezultatesh të dobëta në La Liga.

“Ne e arritëm synimin tonë për t’u kualifikuar në mesin e 16 më të mirëve”, tha Koeman pas ndeshjes. “Ekipi shpenzoi shumë energji. Në pjesën e parë na mungoi efektiviteti por e mbizotëruam pjesën e dytë dhe luajtëm mirë”, shtoi ai. “Mund të jemi të kënaqur me rezultatin. Më pëlqeu paraqitje e ekipit. Djemtë punuam fort dhe bënë presion te kundërshtari”, nënvizoi ai.