Kryeminsitri Edi Rama ishte i pranishëm sot në qytetin e Shijakut së bashku me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Kryetari i bashkisë, Elton Arbana tregon mbi ecurinë e procesit të rindërtimit ku pritet të përfundojnë 300 banesa individuale brenda muajit dhjetor. Ai falenderon Kryeministrin për të gjithë mbështetjen që po i jep familjeve të pastreha në Shijak.

Postimi i tij i plotë: Kryeministri Edi Rama sot në Shijak Sot Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sërish në qytetin tonë për të parë ecurinë e procesit të Rindërtimit. Me kënaqësi dorëzuam çelësat e shtëpive të reja familjeve në lagjen Kodër Koxhas. Nga 567 banesat që po ndërtohen në Shijak, vetëm në lagjen Kodër Koxhas janë ndërtuar 12 banesa individuale. Brenda muajit dhjetor do të përfundojnë 300 banesa që kanë nisur. Shumë familje kanë përfituar banesa më të mëdha dhe më të sigurta nga ato që i kishin më parë.

Kryeministri Rama inspektoi gjithashtu punimet që vijojnë me  #Rikonstruksionin e pallateve. Merementimi i fasadës së jashtme të pallatit. Forcim i strukturës së çdo kolone. Ndërhyrje në çdo apartament. Izolimi i taracës. Depozitat janë ulur poshtë pallatit. Rehabilitimi i sheshit në funksion të qytetarëve. Faleminderit z. KRYEMINISTËR për gjithçka që po bën për familjet e Shijakut. Ku ka vullnet, ka zgjidhje!