Vështirësohet sërish gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos.

Vetëm pak ditë pasi doli nga spitali “Evangjelismos”, pasi kaloi koronavirusin, Janullatos ka patur sërish shqetësime shëndetësore.

91-vjeçari po kurohet në shtëpinë e tij në lagjen Psykiko të Athinës, pasi ka ethe dhe temperaturë 37 dhe disa vija, raporton newsbomb.al.

Janullatos u prek nga virusi Covid-19 në 11 nëntor dhe një avion ushtarak grek mbërriti në Tiranë për ta transportuar atë drejt Athinës. Ai qëndroi nën kujdesin e mjekëve për 11 ditë ndërsa doli nga spitali pasi u tha se arriti ta mposhtë virusin.