Joe Biden është presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Me 20 votat elektorale të Pensilvanisë, Biden tani ka një total prej 284 votash elektorale, nga 270 që i nevojiteshin për të marrë shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që kundërshtari i tij, Donald Trump ka marrë 214. Ai do të marrë detyrën në janar, në pritje të vendimeve pas padive të paralajmëruar nga Trump.

Ku ishte Donald Trump kur doli rezultati i zgjedhjeve? Vështirë për ta besuar, por sipas BB, ai ka qenë në fushën e tij të golfit në Sterling, Virginia, pasi ishte larguar nga Shtëpia e Bardhë më herët sot. Prej andej, ka lëshuar edhe deklaratën e tij ku akuzoi për vjedhje votash.