Kur është koha e duhur për të vendosur pemën e Krishtlindjeve? Asnjëherë për këtë pyetje nuk ka një përgjigje të prerë. Çdo vit, duket se dekorimet e Krishtlindjeve fillojnë pak më herët, edhe pse ka shumë tradita dhe besime të ndryshme kur është fjala për kohën ideale për të ndezur dritat e festës. Ju, me siguri, keni parë shumë personazhe në rrjet që i kanë ndezur dritat e Krishtlindjeve, pemën me zbukurimet i kanë vendosur duke krijuar kështu një atmosferë tjetër nga e përditshmja e ngarkuar që po kalojmë të gjithë. Edhe mes personazheve të njohur shqiptarë, ka shumë tashmë që e kanë zbukuruar shtëpinë për festa. Një pjesë, nga dëshira e fëmijëve, një tjetër, sepse “nuk ka punë tjetër për të bërë” (Elita Rudi kështu thotë), ndërsa një pjesë, edhe thjesht për të sjellë një atmosferë të re, për ta larguar mendjen nga ky vit i vështirë, i lodhshëm e i gjatë për të gjithë botën.
Po cila është është koha e duhur për ta vendosur pemën e Krishtlindjeve në shtëpi? Një herë e një kohë… gjatë periudhës viktoriane, pemët e Krishtlindjeve tradicionalisht vendoseshin shumë më vonë në dhjetor, shpesh në pasditen e pragut të Krishtlindjeve. Për disa të tjerë, më vonë, dekorimet e Krishtlindjeve nisnin sapo mbaronte Halloëeen-i, më 31 tetor. Adhuruesit e Krishtlindjeve e nisnin me drita 1 nëntorin si fillimin e sezonit festiv. 2020-a ka qenë një vit si asnjë tjetër. Në mes të pandemisë së koronavirusit, të dhënat nga disa distributorë të njohur në Britani kanë vënë re se javët e fundit ka pasur rekord blerjesh për dekorimet, më herët se çdo vit tjetër, cilësojnë ata.
Gati 40 për qind e klientëve planifikojnë të dekorojnë zonat përreth shtëpisë që nuk i kanë zbukuruar në Krishtlindjet e mëparshme, si korridori, shkallët dhe jashtë, sipas një sondazhi të ri nga “John Leëis & Partners”. Po sipas këtij sondazhi, 2.4 milionë njerëz thonë se ata do ta dekorojnë shtëpinë para se të mbërrijë dhjetori. Vendosja e dekoreve të Krishtlindjeve ju bën të lumtur … Psikoanalisti Steve McKeoën thotë se vendosja e dekoreve të Krishtlindjeve rrit zgjimin e emocioneve të sezonit festiv. Kjo vepron si një ‘spirancë’ drejt atyre emocioneve magjike të fëmijërisë së largët duke krijuar tek secili prej nesh një gjendje lumturie të pakrahasueshme me asnjë emocion tjetër.
Psikologia Deborah Serani, gjithashtu tha për TODAY Home, se dekorimi i shtëpisë për Krishtlindje më herët mund ‘të krijojë atë zhvendosje neurologjike që mund të prodhojë lumturi’. Ajo shpjegon: ‘Dekorimi i Krishtlindjeve do të nxitë dopaminën, një hormon i njohur i lumturisë.’ Mbetet edhe një zgjedhje popullore në masë. Pjesa më e madhe e njerëzve besojnë se shtëpia duhet të jetë e dekoruar para se të hyjë dhjetori. Një në katër njerëz (25 për qind) synon ta kenë pemën dhe dekorimet e saj para datës së parë të muajit. Një datë e rëndësishme në kalendarin e krishterë është periudha para Krishtlindjeve, e cila feston lindjen e Jezusit, njihet si periudhë përgatitjeje. Tradita kërkon që pemët e Krishtlindjeve duhet të vendosen në fillim të ‘Ardhjes’, e cila fillon të dielën e katërt para Krishtlindjeve. Këtë vit, ‘Ardhja’ është të dielën, më 29 nëntor 2020.
12 ditë para … Ka të tjerë që besojnë se pema e Krishtlindjeve duhet vendosur 12 ditë para Krishtlindjeve, që do të thotë se do ta ktheni shtëpinë tuaj në një vend festiv nga 13 dhjetori. Sipas një raporti të mëparshëm të ‘Tesco Christmas Insights’ (2018), rezulton se edhe mosha është një faktor që ka shumë të bëjë me traditat festive që ndjekim. Shumica prej nesh mezi pret sezonin festiv duke dekoruar pemët dhe shtëpitë në fillim të dhjetorit. Megjithatë, veçanërisht grupmosha 18-34 vjeç është më e prirur ta vendosë pemën e Krishtlindjeve më herët. Ndërsa mosha mbi 55 vjeç është më e prirur të ndjekë traditën. Ata shpesh ndjekin idenë e vendosjes së festës 12 ditë para Krishtlindjeve. Sezoni festiv tani ka filluar zyrtarisht. Po mbani parasysh: Nëse do të blini një pemë të vërtetë Krishtlindjesh, sugjerohet që të mos blihet më herët se 1 dhjetori. Që pema të jetojë sa më gjatë, për të paktën katër javë, ka nevojë për kujdes të shtuar (duhet të trajtohet si çdo bimë që jeton në një atmosferë të ngrohtë dhe të thatë).