Ndeshja ndërmjet Granadas dhe Real Sociedadit është në dyshim. Sfida do të luhet prej orës 16:15, ndërsa klubi i Grandas ka kërkuar që të shtyhet takimi. Rastet me COVID-19 kanë përgjysmuar skuadra e La Ligas. Granda ka udhëtuar drejt Sociedadit me vetëm 7 lojtarë nga ekipi i parë. Një situatë kaotike për shkak të virusit që ka pushtuar klubin. Drejtuesit e ligës janë mbledhur me urgjencë dhe po diskutojnë kërkesën e Grandas. Ata do të shohin nëse do ta shtyjnë ndeshjen, apo do të vendosin të luhet.