Conor McGregor mund të rikthehet sërish në UFC pas largimit të Khabib Nurmagomedov. Titulli kampion momentalisht është i lirë, ndërsa Rafael dos Anjos mendon se iralndezi dhe ai janë dy të vetmit që meritojnë të luftojnë për titullin kampion.
“Mendoj se nëse Khabib është tërhequr vërtetë, divizoni është i hapur. Nëse shoh rivalët, mendoj se vetëm unë dhe Conor jemi kampionët e vërtetë. Të tjerët nuk janë në nivelin tonë. Nëse titulli mbetet vakan, unë dhe McGregor duhet të ndeshemi për titull”.
Irlandezi i ka kthyer përgjigje dhe e ka pranuar diçka të mirë. “Dustin i pari, por tani jam gati për të gjithë. Rikthehemi pak te ky moment”. Conor dhe dos Anjos kanë qenë përballë njëri-tjetrit në vitin 2016, por rivali i irlandezit u tërhoq për shkak të një dëmtimi para ndeshjes.