DPSHTRR në bashkëpunim me MIE sjellin platformën e re e-Transport e cila do t’u shërbejë të gjitha shoqërive të transportit rrugor dhe udhëtarëve me autobus. Kjo platformë elektronike gjatë implementimit të saj, si një risi teknologjike e dedikuar për operatorët e transportit rrugor ndërqytetës me autobus, mund të ndërlidhet me shërbimin e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve duke sjellë një përmirësim të prekshëm të nivelit të shërbimit, ulje të kostove, rritjes së sigurisë e optimizimin e ndërlidhjes.
Njoftimi i plotë:
Vijon puna për aktet, përmirësimet organizative dhe investimet në sisteme e teknologji për të patur ndryshime konkrete pozitive në vitin 2021 në sektorin e transportit publik të udhëtarëve, si edhe për mirëmenaxhimin e linjave, stacioneve dhe terminaleve! Me Urdhërin e ri të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Nr. 318, datë 02.11.2020, plotësohet më tej paketa e kompetencave të transportit rrugor të udhëtarëve, në DPSHTRR! Ky delegim mundëson një rol më direkt për vendimmarrjen në akordimin e licencave të linjave ndërqytetëse dhe linjave ndërkombëtare me autobus.
DPSHTRR-MIE janë angazhuar për një vizion të ri, me synim modernizimin e praktikave, lehtësimin e thjeshtimin e procedurave, pararendje për sfidat e formalizimit dhe fiskalizimit të sektorit, për rritjen e nivelit të shërbimit nëpërmjet monitorimit të të dhënave, informatizimit e digjitalizimit të proceseve ku bazohen të dhënat dhe shërbimet e transportit rrugor, ku për transportin ndërqytetës ka nisur puna për zhvillimin dhe implementimin në vitin pasardhës të platformës elektronike e-Transport dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët edhe në sporteve virtuale, portale qeveritare shërbimesh e në telefonat smart. Gjithashtu, krijohen llogari për operatorët e licencuar me qëllim lehtësimin e ndërveprimit e transparencës! Ky delegim i krijon mundësinë DPSHTRR-së që në vitin 2021, procedura e licencimit dhe certifikimit, që për operatorët ka qenë një nga shqetësimet kryesore, të kryhet në mënyrë të automatizuar nga sistemi informatik duke krijuar këto lehtësi për operatorët: •eliminimin e burokracive të tepërta; •rritjen e nivelit të transparencës dhe besimit; •shkurtimin e kohës së shërbimit.
Përfitues direkt të krijimit të Platformës elektronike e-Transport do të jenë shoqëritë e transportit rrugor të udhëtarëve me autobus dhe udhëtarët, të cilëve do t’ju ofrohet një shërbim i standardeve europiane. Kjo platformë elektronike gjatë implementimit të saj, si një risi teknologjike e dedikuar për operatorët e transportit rrugor ndërqytetës me autobus, mund të ndërlidhet me shërbimin e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve duke sjellë një përmirësim të prekshëm të nivelit të shërbimit, ulje të kostove, rritjes së sigurisë e optimizimin e ndërlidhjes.