Në janar të këtij viti, ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, u bë baba për herë të dytë. Partnerja e tij italiane, Monica, solli në jetë fëmijën e dytë të çiftit, një vogëlushe që e pagëzuan me emrin Enkeleida. Familja e tyre është ndër familjet më të këndshme dhe hera-herës kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare të futbollit ndan momente të bukura, shpesh edhe funny. Së fundmi, një bisedë e tij me bashkëshorten ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Loriku i ka komentuar Monica-s në foton e publikuar në InstaStory, duke i kërkuar një fëmijë të tretë. “Dua të bëjmë një fëmijë tjetër, dalin shumë të bukur”- i ka shkruar futbollisti ndërsa partnerja e tij na ka shkrirë me përgjigjen: “Jooooo! Mjaft! Më ke lodhur” Mesa duket, një tjetër bebush nuk është ende në planet e afërta të çiftit. Kjo nuk është hera e parë që ata bëjnë humor me njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe janë kthyer në një ndër çiftet më të lezetshëm të Instagram-it.