Sulmuesi i Napolit, Hirving Lozano, ka thënë se dëshira e tij është të luaj për Barcelonën në të ardhmen, ndërsa ka folur edhe për sezonin e tij të parë te Napoli. Lozano u transferua te skuadra italiane nga klubi holandez, PSV, në gusht të vitit 2019. Pas vështirësive që të jetë titullar të skuadra italiane, sulmuesi ka arritur tashmë të kontribuojë me katër gola në gjashtë ndeshje të Seria A.
“Ka qenë një vit shumë i vështire, nuk mund ta fsheh faktin që unë kam pyetur shumë herë gruan, se çfarë jemi duke bëre këtu?”, shtoi ai. “Falënderimet iu drejtohen asaj dhe Zotit, por ka qenë vështirë gjithashtu për vajzën time, pasi që nuk arrinte të kuptonte gjuhën”, vazhdoi Lozano. “Vitin e kaluar, kam mësuar shumë nga bashkëlojtarët dhe tani ndihem më i matur dhe më i kompletuar si lojtar”.
Meksikani gjithashtu ka folur për trajnerin e skuadrës Gennaro Gattuso. “Ai është shumë direkt, ai e ka stilin e të folurit të veçantë dhe kur arrin të nervozohet, ai shndërrohet në “bishë”, por sidoqoftë ai është një person shumë i mirë”, u deklarua Lozano, i cili foli edhe rreth së ardhmes së tij.
“Për të ardhmen, nuk e di se çfarë do të ndodhë, janë shumë klube për të cilat dëshiroje të luaj, shembull Barcelona”, përfundoi 25-vjeçari.