LSI ka ndërhyrë në replikat mes kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. “Ai nuk mund dot të ndalojë aleaten në fushatë të përhapë koronavirusin, jo të ndalojë valën e dytë të pandemisë”, u shpreh Rama. Përmes ish-deputetes Floida Kërpaçi, LSI shprehet se “krye i çmenduri i Shqipërisë në vend që të flasë për shtimin e testimeve, për masat për të mbrojtur mjekët, për dizifektimin e shkollave, për të sëmurët në shtëpi merret me opozitën”.
“I mbaruari, duhet të flasë për tenderat sekretë dhe plehrat që kërkon të mbushë Shqipërinë e të mos përdorë sulmet ndaj opozitës për t’i hedhur hi syve shqiptarëve nga PPP-të dhe tenderat korruptivë. Megjithatë rri i qetë, në 25 prill do të marrësh përgjigjen nga ‘Mona Maradona’ dhe të gjithë të rinjtë e Shqipërisë”, shkruan Kërpaçi.