Lulzim Basha ka mohuar që të ketë marrë nga Melaim Bellanica kasetën e masakrës së Krushës. Në emisionin “Opinion”, Basha tha se kaseta është marrë nga Dashamir Peza, ish-deputet i PS, ndërsa theksoi se ka qenë pjesë e ekipit për të çuar para drejtësisë kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviçin dhe nuk ka qenë pjesë e asnjë procesi kundër luf tës së UÇK-së.

Fevziu: E keni marrë kasetën e Melaim Bellanicës? Atë të masakrës së Krushës?

Basha: Kaseta e masakrës së Krushës së madhe është marrë nga Dashamir Peza në atë kohe si përkthyes i BBC. Ishte një trillim dhe fabrikim i ulët. Unë nuk ndjehemi dëmtuar, kërcënues nga hera e tretë në 15 vite që përsëriten këto aku za. Janë sajesa absolute. Asnjëherë nuk e kam takuar zotin Bellanica. Fakti që Peza tregon se kaseta është marrë dhe transmetuar nga BBC dhe 180 kanale perëndimore. Gënjeshtra e parë është e çmontuar. Skam qenë kurrë asnjëherë, pjesë e një procesi kundër luf tës së UÇK-së.

Dy hetime kam bërë unë. Kam qenë pjesë e ekipit të Tribulanit të Hagës që ngriti akuzë kundër Milloshevicit dhe ngritjen e padisë. Pjesë e këtij ekipi kam qenë. Jam krenar që kam qenë pjesë e ekipit për të çuar para drejtësisë kasapin e Ballkanit.
Lidhur me takimin me Bellanicën, Basha tha se nuk e ka takuar kurrë dhe shtoi se është dëshmia e Dashamir Pezës është prova e qartë që kasetën e ka marrë BBC.

“Asnjëherë nuk jam takuar me Meliam Bellanicën. Sips dëshmisë së Dashamir Peza, kaseta është marrë nga ai dhe BBC, që është transmetuar nga të gjithë televizionet e tjerë. Për akuzën tjetër, gjithçka është çmontuar nga Baton Haxhiu, unë s’kam qenë kurrë pjesë e hetimeve për UÇK-në”. Për hetimet që ka kryer në Kosovë, kreu i demokrateve u shpreh se ka qenë pjesë e grupit që kanë hetuar vetëm për krimet serbe.

“Unë kam pjesë e dy hetimeve kundër Sllobodan Milloshevit, jam krenar që kam dhënë kontributin tim për kasapin e Ballkanit. Në Kosovë kemi hetuar kri met Serbe. Këto janë bërë hetimet e vetme që kam bërë, ose më saktë ka ndihmuar se unë nuk kam bërë hetime”. Basha tregoi atë që sipas tij është çmontimi i akuzave kundër tij. “Pastaj u ngrit fabula për Shtëpinë e Verdhë, që e çmontuat ju këtu. E para për kasetën që foli vetëm Dashamir Peza, e dyta për arrestimin e një luf tëtari që u çmontua nga Baton Haxhiu. Dhe për Shtëpinë e Verdhë që tha zv. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut që tha se kishte qenë ai në Shtëpinë e Verdhë dhe jo unë”, u shpreh kreu i PD.