Nga Alfred Peza

Të kërkosh që ta kapësh sot Lulzim Bashën e ta kryqëzosh për mëkatet e tij, është një nga lojërat më rraskapitëse në historinë e politikës shqiptare, sepse ai nuk është asnjëherë vetëvetja. Ne asnjëherë nuk jemi ballafaquar deri më sot me Lulzim Bashën, por hijen e tij dhe ta ndjekësh atë, është si ti shkosh nga pas askushit. Kur hyri fillimisht në politikën e Tiranës, ai që u zgjodh Kryetari i Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP) në Partinë Demokratike, nuk ishte Lulzim Basha por hija e tij. Sepse atje nuk ishte ai vetë, por dëshira e Sali Berisha për të katapultuar si kryegjetjen e prurjeve të reja me të cilët kërkonte të fitonte zgjedhjet e 2005, dikë që deri atëkohë nuk e njihte askush në Shqipëri.

Edhe më pas, ai që nisi ti ngjiste shkallët e karrierës turravrap, nuk ishte Lulzim Basha por hija e tij. Sepse në të vërteta ai që po katapultohej si mbi një ashensor nuk ishte Lulzim Basha, por projeksioni i dëshirave të Sali Berishës që PD të kishte një “yll të ri në ngjitje” për projektin e të ardhmes së tij politike. Pasi mazhoranca e PD humbi zgjedhjet në 2005 dhe Sali Berisha deklaroi largimin nga kreu i saj, ai që fitoi më pas garën për ta zëvendësuar atë përballë Sokol Olldashit, në fakt nuk ishte Lulzim Basha. Aty në ato fletëvotimi me numër rendor, ishte thjeshtë hija e tij. Sepse garën në të vërtetë për Kryetarin e ri të Partisë Demokratike, ishte caktuar që ta fitonte projeksioni i personalizuar i Sali Berishës. Edhe kur humbi zgjedhjet lokale të 2015, ato të përgjithëshme të 2017 dhe garën e 30 qershorit 2019 sëbashku me 60 bashkitë e vendit, Lulzim Basha nuk mbajti përsëri asnjë përgjegjësi politike. Sepse humbësi i vërtetë i tyre, nuk ishte ai, por hija e tij. Ndaj në të gjitha rastet, ka qenë Sali Berisha ai që i ka marë përsipër, duke justifikuar gabimet dhe mëkatet e Lulzim Bashës.

Deri tani vonë, ka qenë Sali Berisha ai që justifikoi edhe mosfutjen e figurave kryesore të PD, në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2017. Ishte po ai që justifikoi djegien e mandateve të deputetëve të opozitës dhe daljen nga Palamenti në rrugë, e deri tani vonë krijimin e partive të reja politike nga Jozefina Topalli, e të tjerë përpara dhe ato që do vijnë pas saj. Lulzim Basha nuk ka marë dhe nuk mer asnjëherë asnjë përgjegjësi direkte përsipër. Aq sa të krijohet përshtypja se në krye të Partisë Demokratike, në krye të “Opozitës së Bashkuar”, nuk është ai vetë por hija e tij në formën e dëshirave politike dhe elektorale të Sali Berishës. Kështu që është e kotë të mereni me hijen, me dytësin, me kopjen e keqe të origjinalit në krye të së djathtës shqiptare.

Këtu tek kjo kontradiktë mes liderit real dhe hijes së tij, qëndron edhe sekreti se përse Lulzim Bashës i ka ecur karriera fjollë, duke arritur çdo gjë që është projektuar për të deri më sot. Mjafton që të kujtoni ma s ak rë n elektorale, që i fali Lulzim Bashës mandatin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, për ta kuptuar këtë. E pikërisht këtu ku disa shohin vetëm fatin, gjithkush tjetër, mund të shohi edhe fatkeqësinë e tij politike. Fatkeqësia është se Lulzim Basha, asnjëherë nuk ka qenë vetëvetja, por hija e saj. Me sa duket, ky është roli i tij, detyra që i kanë dhënë dhe misioni që i kanë caktuar. Ndaj ai as nuk ka fituar dot ndonjë betejë politike, e aq më pak ndonjë garë të vërtetë elektorale dhe as ka për të fituar ndonjëherë. Sepse shqiptarët si çdo popull tjetër, përpara kopjes, pëlqejnë dhe votojnë gjithmonë origjinalin. Ndaj Edi Rama e ka mundur dhe do ta mundi, sa herë që ta ketë përballë, hijen e Lulzim Bashës të deleguar në krye të opozitës shqiptare. Lulzim Basha vetë, ndryshe nga të gjithë opozitarët e tjerë, nuk është i shqetësuar fare për këtë. Sepse ai edhe përpara se të futej në politikë, i tillë ka qenë; Hija e vetvetes. Mjafton që të shihni për këtë faktet e fundit që po dalin në lidhje me rolin e tij, gjatë kohës që ka qenë pjesë e trupës ndërkombëtare për hetimin e kr ime ve të ndodhura në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999.

Melaim Bellanica, një dëshmitar kyç që filmoi masakrën e Krushës, prej kohësh thotë që kasetën origjinale ia ka dorëzuar personalisht Lulzim Bashës. Por ai si gjithmonë në të tilla raste e mohon, duke thënë se nuk jam unë, e se atje ka qenë hija e tij. Ish Komandantë të UÇK, gazetarë e avokatë nga Kosova, japin dëshmi të tjera duke përmendur gjithmonë emrin e Lulzim Bashës duke dhënë prova e bërë pyetje gjithmonë e më të sikletshme. Por, Lulzim Basha thotë se nuk ka qenë ai, por hija e tij. Me sa duket kjo lojë, e ka sjelle Lulzim Bashën deri këtu, duke e bërë që të ndihet rehat me hijen e tij. Por u desh ky debat i ditëve të fundit, rreth rolit në misionin faktmbledhës për kri met në Kosovë, që Lulzim Basha të përballet me origjinalin. Sepse ai nuk mund të ishte përjetësisht, hija e vetvetes!