Kryedemokrati Lulzim Basha kishte njoftuar se do të zhvillonte një bashkëbisedim me mjekët për t’u njohur së afërmi me problematikat e tyre. Ndërkohë, gjatë zhvillimit të takimit, ajo që ra në sy ishte prezenca e bashkëshortit të ish deputetes së tij Oriola Pampuri, kandidates së konfirmuar për zgjedhjet e 25 prillit.

I prezantuar si një mjek i pavarur, ai vuri alarmin për gjendjen e shëndetësisë duke thënë se Tirana aktualisht ka vetëm Covid-19. Bashkeshorti i Pampurit i cili paguhet në spital publik dhe merr para në klinika private, tha për kryetarin e opozitës se sëmundja duhet kapur që herët dhe se çdokush e ka një të sëmurë në shtëpi. Burri i ish deputetes së PD tha i alarmuar se trajtimi i të sëmurëve me Covid-19 po bëhet në mënyrë skandaloze. Ai u shpreh se gjithë spitalet rajonale kanë dalë jashtë funskionit duke treguar se çfarë duhet të bëhet që të dilet nga kjo situatë.

E gjithë kjo shfaqje bashkëbisedimi i Bashës me bashkëshortin e Pampurit u bë në transmetim të drejtpërdrejtë ku kryedemokrati përpiqej të mos jepte shenja që kishte njohje me të. Ndërkohë, edhe pse tha që paguhet pak dhe se nuk ka marrë shpërbilime shifrat e pasurisë së tij thonë tjetër gjë. Sipas të dhënave të Open Data Albania, Pampuri hyri në politikë me një pasuri të konsiderueshme. Ajo ka deklaruar se ka në pronësi një shtëpi, dyqan depo dhe bashkëshorti i saj që vendos është aksioner në një kompani kromi. Ish deputetja ka deklaruar 5 apartamente dhe të paktën dy dyqane.(TemA)