Lulzim Basha ka vazhduar serinë e shpifjeve kundër mjekëve të spitalin Infektiv, pavarësisht deklaratës së fortë që bënë këta të fundit, duke iu përgjigjur ak uzave që Basha hodhi në emisionin Opinion. “Denoncimi ka ardhur nga personel me integritet, dhe nuk kam ndërmend të përmend emra”, ka deklaruar Lulzim Basha, që ka shtuar se “po fshehin provat”. Një akuzë kjo e drejtpërdrejtë për mjekët, të cilët i janë përgjigjur sot Bashës se janë ata dhe jo politikanët që plotësojnë kartelat e personave që ndërrojnë jetë në spital.

Ndërkohë, Basha ka bërë dhe një fyerje indirekte ndaj mjekëve që reaguan ndaj tij, duke thënë se denoncimi i paska mbërritur nga personel me integritet? Po të hedhësh një vështrim të shpejtë në mediat e Bashës dhe Berishës, e kupton se kush janë personeli me “integritet”. Spikat mbi të gjitha infermieri Allkja, i cili u bë i famshëm në fillimet e pandemisë, si militanti i mitingjeve të PD, që mori përsipër të “denoncojë” mungesën e veshjeve mbrojtëse, por duke harruar që në Facebookun e tij kishte nxjerrë fotografi të vetat… me veshje mbrojtëse. Dhe sot, mitingashi demokrat që për më tepër gënjeu se e kishin larguar nga puna, vazhdon të shërbejë për partinë, si një prej dëshmitarëve “me integritet”.