Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë në faqen e saj zyrtare në Facebook, disa pamje të Shërbimit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. “Udhëtim në kohë për të freskuar”, shkruan Manastirliu në statusin e sotëm dhe sjell disa pamje tronditëse të shërbimit onkologjik dhe transformimit që ai ka pësuar. Shikoni pak se si e merrnin shërbimin qytetarët e sëmurë me k ancer, në Shërbimin Onkologjik. Fotografitë nuk janë as të viteve ‘20 dhe as të viteve ’40 të shekullit të kaluar. Janë shkrepur 7-8 vite më parë”, shkruan ministrja.
Ja statusi i plotë: “Udhëtim në kohë për të freskuar kujtesën Po të mos kujtojmë se nga vijmë, nuk do të arrijmë dot kurrë të vlerësojmë destinacionin tonë, që është një shëndetësi me standarte, larg prej katrahurës që gjetëm në 2013-ën. Shikoni pak se si e merrnin shërbimin qytetarët e sëmurë me k ancer, në Shërbimin Onkologjik. Fotografitë nuk i përkasin as viteve ‘20 dhe as viteve ’40 të shekullit të kaluar. Janë shkrepur 7-8 vite më parë. Shikoni dhe standartin me të cilin e marrin sot shërbimin, qytetarët që nevoja shëndetësore i bën të kurohen në Shërbimin e Onkologjisë. Këtë herë, me standarte bashkëkohore, që kush ka sy dhe dëshiron të shikojë, nuk i mohon dot.”