Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë takimit me kreun e OBSH për Europën dr. Hans Kluge deklaroi se për të përballuar situatën e pandemisë janë në dispozicion 1600 shtretër të dedikuar përfshirë këtu edhe spitalet rajonale sipas 3 skenarëve.

“Strategjia e përballimit të vjeshtë-dimrit dhe dokumentat e tjerë strategjikë janë udhërrëfyes të rëndësishëm për të adresuar nevojat dhe përgjigjen e sistemit shendetesor, edhe ne kete faze te epidemise. Kemi rritur kapacitetet e testimit dhe gjurmimit me katër herë krahasuar me muajin qershor, kemi rritur kapacitetet spitalore, 550 shtretër të dedikuar në katër struktura të mirëpajisura me stafe të kualifikuara janë të disponueshme për rastet e pacientëve ndërkohë që kemi tre skenarë të përfshirjes së spitaleve rajonale që e cojnë këtë kapacitet të dedikuar për trajtimin e pacientëve me covid 19, në 1600 shtreter të pajisur dhe me stafe të trajnuara”, tha Manastirliu.