Maqedonia e Veriut vijon të shënojë bilanc të rëndë ditor nga COVID-19. 1295 raste janë regjistruar së fundmi, dhe pavarësisht numrit të lartë të testimeve pozitiviteti këtë të enjte ka qenë 39%.
Po ashtu 26 pacientë humbën jetën në 24 orët e fundit ndërsa 429 të tjerë u shëruan përfundimisht. Në gjithë rajonin, Maqedonia e Veritu shënon nga shifrat më të larta nga COVID-19.