Programi IPARD II do të vijojë edhe gjatë vitit 2021. Shqipëria ëshë një histori suksesi krahasuar me vendet e rajonit në përthithjen e fondeve, nga Programit IPARD II, duke tejkaluar edhe pritshmëritë e strukturave drejtuese në Bruksel.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se, zbatimi i programit IPARD II nisi në kohë rekord përgjatë vitit 2019, duke disbursuar vetëm në thirrjen e parë rreth 20 milionë euro. Ndërkohë që vijon lidhja e kontratave për thirrjen e dytë, bën të ditur MBZHR. Sipas MBZHR-së, në dy vjet nga implementimi i programit IPARD II të financuar me 94 milionë euro nga qeveria shqiptare dhe BE janë firmosur 222 kontrata, për investime të reja në sektorin e bujqësisë dhe agroindustrisë, nga të cilat janë paguar 60 prej tyre dhe ndërkohë brenda vitit do të hapet thirrja e tretë e programit IPARD II.