Pasioni dhe puna këmbëngulëse ka çuar drejt suksesit fidanishten Xhakolli.
Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen Eduart Shalsi ka sjellë në vëndje shembullin e dy të rinjve Elsonit dhe Oltionit, të diplomuar për Vreshtari–Enologji, që po zhvillojnë një sipërmarrje të trashëguar nga prindërit, të cilën sot e kanë transformuar në një prodhues të madh të fidanishteve të hardhisë së rrushit. “Me një sipërfaqe prej 3 ha vreshta dhe 1 ha fidanishte, kultivohen mbi 20 lloje varietetesh të destinuara për tregun vendas”- shprehet Shalsi.
Sipas tij, falë edhe mbështetjes nga fondet kombëtare të AZHBR, ferma është pajisur me mekanikë të re bujqësore që ua ka bërë më të lehtë e më rentabël procesin e prodhimit. “Mirënjohje dhe respekt për moshat e reja, të cilët edhe pse në rrethana sfiduese zgjedhin të investojnë me përkushtim, duke kultivuar trashëgiminë dhe krijuar mundësitë e reja për komunitetin.
Gjithsesi, problematikat me certifikatat e pronësisë po i pengon të rriten e të zhvillohen më tej, ndaj mbetet një sfidë e rëndësishme për të gjithë zonën”- thekson Shalsi.