Kompania Fenix në Elbasan, operon prej vitesh në përpunimin e peshkut dhe ullirit të tavolinës.

I gjithë produkti i prodhuar në këtë sipërmarrje është i projektuar për eksport dhe kompania funksionon në një mjedis me sisteme dhe standarde të larta prodhimi. Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca vizitoi nga afër këtë biznes dhe u takua me Petraqin që është bashkëpunëtor e përfitues i Skemës Kombëtare ku me mbeshtetjen e AZHBR-së, ka ndërtuar një ambient të ri grumbullimi dhe përpunimi të ullirit me një sipërfaqe rreth 1450 m2. “Impakti është punësimi i 300 punonjësve dhe rritjes së xhiros. E mbështesim sipërmarrjen që eksporton pasi krijon punësim dhe mirëqënie në vend për një zinxhir të rëndësishëm ekonomik”, shprehet Krifca.