Në Francë u diagnostikuan me COVID-19 më shumë se 60 000 persona në 24 orët e fundit, njoftuan sot autoritetet shëndetësore. Ky është numri më i lartë ditor, që kur autoritetet filluan testimet në shkallë të gjerë.

Rreth 400 pacientë kanë vdekur në spitale për shkak të COVID-19 gjatë së njëjtës periudhë kohore. Sipas autoritetit kombëtar shëndetësor, të dhënat për infektimet e reja kanë qenë të paplota gjatë ditëve të fundit për shkak të një gabimi teknik. Kjo do të thotë që numri i sotëm i infektimeve mund të jetë edhe më i lartë.