Chiara Ferragni dhe Fedez janë nderuar me titullin më të lartë, “Ambrogino d’oro”, nga komuna e Milanos për angazhimin e tyre gjatë valës së parë të pandemisë së Covid-19. Të dy ata mblodhën fonde për të krijuar një njësi të re të kujdesit intensiv në spitalin San Raffaele. Vendimi për nderimin e tyre është marrë nga një komision specifik nga komuna e Milanos, që përfshin disa këshilltarë dhe presidentin e Këshillit të Qytetit. Titulli do i jepet çiftit të njohur në datë 7 dhjetor gjatë festës së Sant’Ambrogio sipas traditës.
Pas marrjes së lajmit Fedez reagoi përmes një postimi në rrjete sociale, duke u shprehur shumë krenar për familjen e tij. “I lumtur dhe krenar për familjen time, skuadra më e bukur në të cilën kam qenë ndonjëherë”, shkroi Fedez. Çifti i famshëm kanë qenë gjithmonë shumë aktiv gjatë pandemisë dhe në muajin mars mblodhën 3 milionë euro në një ditë, gjë që ju dha mundësinë atyre të hapnin një njësi të re të kujdesit intensiv. Gjithashtu së fundmi ata janë përfshirë në një fushatë të iniciuar nga kryeministri italian, Giuseppe Conte, për t’ju bërë thirrje ndjekësve të tyre për mbajtjen e maskës. Me “Ambrogino d ‘oro” janë nderuar edhe persona të tjerë të njohur, koantautori Fabio Concato, ish-regjisori i Teatrit Piccolo në Milano, Sergio Escobarm etj. ceremonia e dhënies së nderimeve këtë vit do të mbahet nën masa të rrepta për shkak të Covid-19.