Pas euforisë së daljes së vaksinës, nuk u desh shumë kohë që virusi të na kthente sërish në realitet. Brenda disa ditësh nga lajmi se një vaksinë efektive mund të ishte gjetur, në të gjithë botën u raportuan një sërë vdekjesh. Vaksina nuk është një shkop magjik që do të na e sjelle qeveria dhe do rregullohet gjithçka. Kjo nuk do të thotë që epidemia do të ndalet menjëherë. Ekziston një vështirësi e madhe në vaksinimin e popullatës dhe mos harroni, vaksina ka dy doza. Punëtorët e shëndetësisë dhe të kujdesit së bashku me grupmoshat më të vjetra do të kenë përparësi. Por duke pasur parasysh se duhet një muaj nga doza e parë që një individ të marrë mbrojtjen e plotë, dimri mund të na surprizojë me raste të reja. Zëvendës shefi mjekësor i Anglisë Jonathan Van-Tam ishte i qartë këtë javë kur tha se nuk shikon që vaksina “do bëjë ndonjë ndryshim” këtë dimër.
Shkalla e infektimit është e lartë. Në ndërkohë, normat e infeksionit mbeten të larta. Situata ka bërë që spitalet të jenë shumë afër plotësimit të kapacitetevr dhe një sërë shtetesh kanë vendosur karantinën përsëri. Chris Hopson, cili përfaqëson menaxherët e spitaleve të shërbimit shëndetësor në Britani tregon se stafi është “i rraskapitur” dhe “i traumatizuar”. Nëse rastet në spital vazhdojnë të rriten, kjo gjë shpejt do të fillojë të ndikojë edhe më shumë edhe në punën e tyre. Tim Spector, i cili drejton “Studimin e Simptomave Covid”, një aplikacion të cilin e përdorin një milion njerëz, beson se numri i rëndësishëm R tani është nën një. Kjo do të thotë që epidemia duhet të fillojë të tkurret. Por askush nuk e di saktësisht se çfarë lloj ndikimi do të ketë izolimi i dytë. Ka pasur sugjerime se numri i infeksioneve mund të ulet me tre të katërtat, por ka edhe një sërë pas ojash po aq të mëdha sa Covid-19.
Ekspertët thonë se ajo çfarë është shqetësuese është se sapo të lehtësohen masat, rastet e infektimit do ngrihen përsëri. Sipas tyre është dimër dhe viruset e frymëmarrjes priren të lulëzojnë.
A do të thotë kjo një bllokim tjetër brenda pak muajsh? “Ministrat thjesht “shtyjnë problemin”, thotë Mark Woolhouse, një ekspert në sëmundjet infektive në Universitetin Edinburg, i cili është anëtar i komitetit qeveritar. Edhe sikur të kishim pasur bllokimin më herët, siç kishin argumentuar disa shkencëtarë, do të kishim folur tashmë për një tjetër. Por disa pyesin se sa efektive do të jetë kjo qasje. “Testet e shpejta që përdoren nuk janë “të përshtatshme për qëllim”, thotë John Deeks, një ekspert në testimin në Universitetin e Birmingham. Ai tregon provat se këto teste mund të humbin deri në gjysmën e rasteve Covid. Ai gjithashtu thotë se identifikimi i rasteve të pazbuluara më parë funksionon vetëm nëse izolojnë ato që rezultojnë pozitiv. Dëshmia për ata që kalojnë procesin standard të testimit është se ata nuk po e bëjnë gjithmonë këtë.
Virusi nuk po zhd uket. Kjo na kthen tek vaksinimi, por edhe me vaksinat virusi “nuk po zhd uket”, thotë Jeremy Farrar, një anëtar i grupit këshillues të qeverisë Sage.
Sipas tij në vend që të mendojmë për vaksinën mund të shpresojmë është sigurimin e mbrojtjes së atyre që janë më të rrezikuar. Realiteti i trishtuar është se, pavarësisht përparimit të vaksinës, ne do të duhet të mësojmë të jetojmë me Covid-19 edhe këtë dimër, por dhe më tej.