Aktorja e humorit Arjola Demiri është mjaft e komentuar në mediat rozë përsa i përket jetës së saj private si dhe zgjedhjes së saj për tu marrë me politikën, me konkretisht me Partine Socialiste. Ajo është komentuar si një nga aktoret më seksi, e cila pavarësisht se është nënë e 3 fëmijëve dallohet për fomat e saj perfekte.

Ajo është e divorcuar dhe e ftuar në emisionin Why not ka treguar se ende nuk e ka gjetur princin e saj të kaltër. Arjola ka treguar disa skena mjaft komike me fëmijët e saj. Një ndër to është dhe momenti në plazh kur ajo me të qeshur u ka bërë një “kërkesë” vajzave të saj mos e thërrasin mami pasi njerëzit aty e shikonin me habi dhe nuk besonin që ajo ishte mami i tyre.

“Ishim në plazh, unë me dy vajzat ndërsa Rubini ishte tek i ati. Gjatë kohës që ishim në plazh këto thërrisnin “Ma, Ma” dhe gjithë njerëzit sa herë thërrisnin këto më thoshin “Moj mami i këtyre je ti?”. Edhe unë i përgjigjesha “po mami i tyre jam”. I thashë nga nesër dhe mbrapa mos më thërrisni më mami se më latë beqarë për gjithë jetën, “ju lutem më thërrisni teze”- tregon Arjola jo pa humor.