Muajin që lamë pas, moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj u bënë prindër. Çifti u bekua me një djalë, ndërsa Joni u bë me një vëlla të vogël. Ata zgjodhën emrin më të veçantë për të birin i cili ka ndryshuar tërësisht jetën e tyre, duke e quajtur Diell. Dielli ende s’ka mbushur një muaj, ndaj s’mund të ndahet lehtë nga mami Arbana.

Për këtë arsye, ajo e merr me vete edhe kur duhet të punojë, siç ka treguar në pozën e fundit të publikuar në Instagram. Teksa përgatitej për të xhiruar një reklamë, ajo ka pozuar me të voglin në krahë, portretin e të cilit nuk e shohim dot. “Si duken këto ditë përgatitjet për të xhiruar”- shkruan Arbana krahas fotos ku vëmendjen e mori i vogli. Të gjithë jemi kuriozë të mësojmë cilit prej prindërve i vogli i ngjan më shumë, mirëpo duket se duhet të presim edhe pak!