Në prag dimri, Agnesa Vuthaj na prezantoi me një kombinim të përsosur për stinën. E zeza, një ngjyrë modeste e shumë elegante, dominon në veshjen e saj dhe aksesorët që ka zgjedhur.
Palltoja e zezë me një rrip që definon belin dhe mëngët e përvjela për të shfaqur astarin e stampuar me logon e shtëpisë luksoze, “Louis Vuitton” shitet në çmimin prej 3,600 eurosh, sipas llogarisë në Instagram, “@what. they .wearin ”. Syzet, një model aspak tradicional janë nga Linda Farroë që kushtojnë rreth 1,100 euro.
Bilancin e çmimit që kap e gjithë veshja, e rritë më shumë edhe çanta super-luksoze nga shtëpia e modës së lartë dhe shumë ekskluzive Hermes. Një çantë e tillë kushton 36,500 euro. Natyrisht, veshja e saj nuk do të ishte aspak e kompletuar edhe pa orën e saj Rolex të cilën e kemi parë shpesh në kyçin e dorës së saj, Modeli i orës është “Lady DateJust 28” që kap çmimin e 10,300 eurove. Në tërësi, i gjithë kombinimi i saj monogram që theksohet nga shkëlqimi i aksesorëve të saj kalon shifrën e 50 mijë eurove.