Sistemi i ri agro-meteorologjik i vjen në ndihmë sektorit të bujqësisë për reduktimin e pasojave nga ndryshimet klimaterike.
Qeveria ka parashikuar vitin që vjen të financojë në ngritjen e një sistemi agro-meteorologjik që i vjen në ndihmë sektorit të bujqësisë për menaxhimin e risqeve nga ndryshimet klimaterike.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se, për herë të parë, në 2021 është planifikuar realizimi i një nisme e cila synon ngritjen e një sistemi monitorimi dhe informimi agro-meteorologjik me qëllim menaxhimin e risqeve në bujqësi, që burojnë nga ndryshimet klimaterike.
Ky projekt parashikon një vlerë totale prej 250 milionë lekësh dhe financohet nga buxheti i vitit 2021, i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.