Pas disa takimeve tepër të mira mes tyre, marrëdhënia e Teas dhe Arjonit duket se ka pësuar krisje. Kjo gjë u konfirmua me “dhuratën” që Tea i bëri djalit. Ajo tha se ka një dhuratë të sugjeruar nga publiku për Arjonin. Djali hezitoi fillimisht, duke thënë se nuk dëshiron dhurata nga Tea, por shtoi se po e pranon për respekt ndaj publikut. Konkurrentët në studio kërkuan që dhurata të hapej, pasi të gjithë, u mbërthyen nga kurioziteti. Dhurata ishte një bulze, që kishte të stampuar një shkrim “mend s’donte, mend s’kishte dhe mend shiste”.
Tea: Dhuratë për Arjonin më ke munguar këtë ditë, nuk ishte ideja ime, por këtë ma ka dhënë publiku si ide. Arjoni: Do e marr por nuk e dëshiroj, nuk e dëshiroj, kam qenë e qartë me Tean. Unë e mora për respekt dhe kuriozitet. Do e shikoj më pas. Nuk e di sa i qartë kam qenë. Unë nuk e hap, e mora nga respekti.