Dyshja e famshme e showbiz-it, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska, janë bekuar me dy fëmijë, një djalë të quajtur Joel dhe vajzën e quajtur Sia. Megjithëse portretin e Joelit e kemi shparë shpesh, të rralla janë rastet kur Ami dhe Ermali na kanë treguar fytyrën e të ëmblës Sia.

Pavarësisht kësaj, në Instagram nuk mungojnë pozat e ëmbla të fëmijëve ndërsa sot Ami na ëmbëlsoi ditën me një foto së bashku me Sian. Dy vajzat kanë shijuar rrezet e diellit teksa e vogla ka përqafuar të ëmën, ndërsa postimi është shoqëruar me fjalët:

“E bekuar”


Për pak, Sia do të mbushë 3 vjeçe dhe duket se i ka sjellë gëzim të madh familjes së tyre, pas gëzimit të parë, Joelit.