Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla merret i pandehur për akuzën e fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë kryer tre herë.

Hetimet për këtë rast u ndoqën SPAK dhe vendimi u dha nga gjyqtarja Irena gjoka.

Sipas Kodit Penal akuza ndaj Llallës është ajo e nenit 257/a paragrafi dytë me një marzh dënimi gjobë deri në tre vite burg.

Ish-kryeprokurori i përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla është zyrtarisht i pandehur për fshehje ose deklarim të rremë të pasurive të kryer tre herë.

”Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”- thuhet në paragrafin 2 të pikës a të nenin 257 në Kodin Penal.

Ndërkohë GKKO i ka hequr sekuestron ndaj pasurive që i janë sekuestruar në vitin 2018, saktësisht 22.050 m² tokë arë në Tiranë dhe një apartament banimi në Durrës me sipërfaqje 67.2 m².