Brazili humbet lojtarin më të rëndësishëm për 2 sfidat e radhës për eliminatoret e Botërorit Katar 2022, ndaj Perusë dhe Venezuelës. Trajneri Tite nuk do të ketë të gatshëm Neymar Jr për këto dy sfida. Sulmuesi i PSG-së pësoi një dëmtim në ije në sfidën e Champions League së 28 tetorit kundër Basaksehir në Turqi. 28-vjeçari tentoi deri në fund rikuperimin për dy ndeshjet e kombëtares, por kontrollet e kryera në një klinikë në Sao Paulo dhanë sot përgjigje negative.
Edhe pse Thomas Tuchel, trajneri i PSG-së, theksoi se Neymar do të mungojë deri në fund të dhjetorit, Tite e grumbulloi me Brazilin me shpresën që lojtari mund të zbriste në fushë, por për ta parë sërish sulmuesin me fanellën e Brazilit mbi supe duhet të presim vitin 2021, pasi për 2020-ën, Neymar e ka mbyllur.