Pas largimit të presidentit Josep Bartomeu edhe su lmuesi argjentinas Lionel Messi mund t’i thotë “latmumirë” skuadrës katalanase më herët (kontrata i skadon verën e ardhshme). Që në janar. Mediat britanike konfirmojnë se skuadra e Manchester City po përgatit një ofertë të çmen dur për “pleshtin”, për ta bindur atë të ndryshojë fanellë si dhe skuadrën katalanase për ta lënë të lirë që në merkaton e janarit.
Manchester City u përpoq ta sillte lojtarin që në merkaton e verës, por dështoi.
Ndërsa tani, skuadra e trajnerit Pep Guardiola kërkon të përfitojë nga kaosi që zotëron te Barcelona pas dorëheqjes së presidentit Bartomeu. Për më tepër që Barcelona kërkon burime financiare për të ardhmen dhe një ofertë e mirë nga Premier League do të largonte krizën.