Edhe pse takimi mes Mevlan Shabës dhe Sindi Locit nisi mirë, situata e qetë nuk zgjati shumë. Mevlani njihet për shakatë që bën sa herë jep një mendim, por kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Sindit, e cila e “aku zoi” si të pavëmendshëm. Por, gjatë bisedës, duket se shakatë e konkurrentit kaluan edhe në tallje, siç u cilësuan edhe në studio nga opinionisti, Arjan Konomi, sepse ai bëri një deklaratë të fortë (me shaka), duke thënë se është i virgjër, ashtu si 22-vjeçarja me të cilën kishte dalë në takim.

Pjesë nga biseda:

Mevlan Shaba: A mendon që fakti që jemi të dy artistë mund të na përputhi? Sindi Loci: Çfarë ke gjë tjetër të përbashkët ti me mua përveç kësaj që the? Mevlan Shaba: Të ta tregoj? Sindi Loci: Po! Mevlan Shaba: S’e kam treguar asnjëherë në fakt këtë gjë… Edhe unë jam i virgjër! Sindi Loci: Po ti qenke tamam për gjynah… Mevlan Shaba: Po pra, tamam burrë për shtëpi.

Sindi Loci: Kjo pjesa jote që ti i merr të gjitha gjërat me shaka nuk më pëlqen. Mevlan Shaba: Po thash të të provokoja një herë të shihja karakterin tënd. Sindi Loci: Po ti e ke parë tashmë karakterin tim. Mevlan Shaba: Po pra, që merrke flakë shpejt…