Sindi Loci është një nga konkurrentet që i është bashkuar së fundmi emisionit “Për’Puthen”. Ajo deklaroi që në hyrje se në formatin e dashurisë ka ardhur për t’u njohur për herë të parë me një mashkull. Këtë të hënë, bukuroshja realizoi një takim me Andin, një takim ky që shkoi shumë mirë.
Por gjatë bisedës me 24-vjeçarin, Sindi deklaroi se nuk ka qenë asnjëherë në një klub nate, për t’u dëfryer me shoqërinë. Ajo sqaroi se disa prej mikeshave të saj, që kanë shkuar në klubet e natës janë përdhunuar e alkoolizuar, kjo ka bërë që ajo të heqë dorë nga frekuentimi i këtyre ambienteve.
“Unë e kam shpjeguar që jeta ime ka qenë e zënë, kështu që. Vajzat patën një përfundim të keq pas një nate në disko. Për shembull përdhunimi, kur je në një moshë të re, adoleshente, do të fillosh të pish, ti nuk e kontrollon veten dhe mendoj që për një femër është më e rëndë sa për një mashkull”, u shpreh Sindi.